Vritet me armë zjarri kryebashkiaku në Austri, policia në kërkim të autorit

Bota

Vritet me armë zjarri kryebashkiaku në Austri, policia në

Një kryebashkiak në Austri është vrarë me armë zjarri, raporton CNN. Bëhet fjalë për Franz Hofer, kryebashkiak i Kirchberg ob der Donau. Ai u vra në fshatin Altenfelden në rajonin rural Muhlviertel të Austrisë, pranë kufirit me Gjermaninë dhe Republikën Çeke.

Gjithashtu mësohet se nga të shtënat ka mbetur i vrarë edhe një tjetër person, identiteti i të cilit nuk dihet.

Z ëdhënësja e policisë së Austrisë së Epërme, Ulrike Handelbauer, njoftoi se një operacion i gjerë policor, që përfshin helikopterë dhe forca speciale, është duke u zhvilluar për kapjen e autorit, i cili mund të jetë i armatosur.

Sipas hetimeve, vrasja duket të ketë qenë e lidhur me një mosmarrëveshje mbi të drejtat e gjuetisë.

ME TE LEXUARAT