Ngacmoi seksualisht një grua, arrestohet i moshuari në Tiranë
Lajmifundit
/
11 April 2021, 10:28
Aktualitet

Një 73-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, i akuzuar për ngacmim seksual. Me një njoftim për mediat, policia bën me dije se ngjarja ndodhi në ditën e djeshme, në “Bulevardin Blu” Kamëz ku i moshuari me inicialet M. F., ka kryer veprime dhe sjellje me natyrë seksuale, ndaj një shtetaseje.
Nuk bëhen me dije të tjera detaje nga kjo ngjarje, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

