SPAK heton rolin e burrit të Manastirliut në koncesionin e laboratorëve!

Aktualitet

SPAK heton rolin e burrit të Manastirliut në koncesionin e

Pak javë më parë Prokuroria e Posaçme ushtroi kontroll personal, duke i sekuestruar celularin bashkëshortit të Ogerta Manastirliut, ish-ministre e Shëndetësisë dhe e propozuar nga Edi Rama si kandidate për kryetare e Bashkisë së Tiranës. SPAK po heton rolin e bashkëshortit të ish-ministres në koncesionin e laboratorëve.

Burime pranë Prokurorisë së Posaçme bënë me dije se kontrolli u bë me qëllim verifikimin e disa të dhënave, që dyshohet se mund të implikojnë bashkëshortin e Manastirliut.

Celulari i sekuestruar është dërguar në laborator dhe pritet të zbërthehet dhe analizohet nga hetuesit në harmoni me provat e tjera. Më herët me urdhër të prokurores Dorina Bejko janë ushtruar dhjetra kontrolle.

Koncesioni u laboratorëve, është një kontratë partneriteti Publik-Privat me vlerë 100 milionë euro.

Kontrata u fitua në prill të 2017 nga një koncorcium prej 3 kompanish; Labopharma sh.p.k, e cila zotëron 41.7%, nën shoqërinë mëmë T-MEDSS; AB Laboratory Solution B.V., zotëron 33.3%, e regjistruar në Holandë dhe e lidhur me kompaninë Pegasus sh.p.k të biznesmenit Janis Karathano dhe Exalab France, kompania e cila zotëron 25% të koncesionit.

Dyshimet janë që pas këtij koncesioni është biznesmeni Klodian Allajbeu i spitalit amerikan. Kontrata koncesionare po kalon në filtrin e hetimeve të thelluara në SPAK.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion