Meta poston foto nga rruga e shembur në Borsh: Llogaridhënia nis që më 26 Prill

Politikë

Meta poston foto nga rruga e shembur në Borsh: Llogaridhënia nis

Teksa ndodhet në jug të vendit, Presidenti i Republikës Ilir Meta është ndalur edhe në hyrje të Borshit aty ku prej jaavësh rruga vijon të jetë e shembur.

Sipas kreut të shtetit, kjo është një nga kryeveprat e babëzisë, ndërsa paralajmëron se llogaridhënia nis që në mëngjesin e 26 Prillit.

Ilir Meta: Në një nga kryeveprat e babëzisë. 25 Prilli, referendum kundër korrupsionit!Llogaridhënia nis, që në mëngjesin e 26 Prillit.

Pjesa e shembur është pjesë e aksit rrugor Qafë e Llogarasë-Sarandë, në lagjen Vonja të Borshit

Rruga që ka kushtuar miliona euro nga taksat e qytetarëve, është ndërtuar dhe duhet të mirëmbahet nga “Salillari”.

Siç duket, ky segment i rinovuar, nuk e nxori dimrin e parë, duke ngritur dyshime për cilësinë e punimeve në aksin që dyndet nga lëvizja e automjeteve përgjatë bregdetit gjatë sezonit turistik, por jo vetëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion