Bënin kërdinë me vegla pune në Cërrik/ Në pranga 35-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Aktualitet

Bënin kërdinë me vegla pune në Cërrik/ Në pranga

Një 35-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi në bashkëpunim me një tjetër kanë vjedhur veglat e punës në magazinën e një personi ditën e djeshme.

E.U. është arrestuar, kurse D. K., 32 vjeç është në kërkim.

Po ditën e djeshme, në fshatin Trunxh, Cërrik, këta shtetas dyshohen se kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit K. K. Kurse më datë 06.07.2020, në fshatin Linas, Cërrik, dyshohen se kanë vjedhur disa vegla pune në banesën e shtetasit P. Sh.

Cerrik

Zbardhen disa vjedhje të ndodhura në qytetin e Cërrikut, ndalohet nga Policia autori i dyshuar, shpallet në kërkim autori tjetër. Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin E. U., 35 vjeç, banues në Elbasan. Si dhe u shpall në kërkim D. K., 32 vjeç, banues në Elbasan dhe po punohet për kapjen e tij. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se ditën e djeshme, në fshatin Floq, Cërrik, kanë vjedhur disa vegla pune në magazinën në pronësi të shtetasit E. R. Po ditën e djeshme, në fshatin Trunxh, Cërrik, këta shtetas dyshohen se kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit K. K. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të një vjedhjeje tjetër, konkretisht: Më datë 06.07.2020, në fshatin Linas, Cërrik, dyshohen se kanë vjedhur disa vegla pune në banesën e shtetasit P. Sh. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një automjet dhe vegla pune të vjedhura. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion