"Nga temperatura tek skuqja e lëkurës", Rakacolli zbulon efektet anësore të vaksinës kineze

Mira Rakacolli, kryetarja e Komiteti Teknik të Ekspertëve, ka treguar problemet që kanë pasur njerëzit pasi janë vaksinuar.
E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Rakacolli ka thënë se rreth 80% e personave që janë vaksinuar kanë pasur vetëm dhimbje krahu, ndërkohë një pjesë tjetër kanë pasur temperaturë. Por megjithatë sipas saj deri më tani nuk ka pasur asnjë problem madhor.
Pyetje: Ka pasur problem nga ato që kanë marrë vaksinimit?
Mira Rakacolli: Është krijuar sistemi për lajmërimet për efekte anësore. Deri më tani 80% ata që kanë pasur vetëm dhimbje krahu, ka pasur njerëz që kanë pasur temperaturë, një pjesë ka pasur edhe gjëndra limfatike. Kemi pasur vetëm katër raste që kanë pasur enjte të laringut. Kemi pasur edhe pak raste që kanë pasur skuqje lëkure.
Teksa ka folur në lidhje me dyshimet e njerëzve për vaksinën kineze, Rakacolli ka thënë se vaksinat janë hetuar në situata të ndryshme epideomologjike, duke shtuar se për shkak të marrjes së vaksinës kineze nuk është regjistruar asnjë viktmë.


