7020 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërrijnë në Shqipëri

Aktualitet

7020 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërrijnë në

Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook ka njoftuar se 7020 doza të tjera Pfizer kanë mbërritur në Shqipëri.

Ai shprehet se të tjera vaksina Astra Zeneca, Sinovac dhe Sputnik do të vijojnë të vijnë pa ndalim.

7020 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërrijnë në

Kryeministri Rama ne Facebook: 7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë!

Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t'iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tonë

ME TE LEXUARAT