“Na ruani votën, do na e vjedhin”, Basha i përgjigjet qytetarit: Askush s’do tarrëmbejë të ardhmen
Lajmifundit
/
12 April 2021, 19:01
Politikë

Fishekzjarre, brohoritje për fitore, por edhe thirrje “Rama Ik”, kështu u prit në njësinë 8 në kryeqytet, lideri demokrat Lulzim Basha.
Kryedemokrati, kujdesej që të takonte të gjithë ata që i dilnin për ta përshëndetur. Kishte dhe nga ata që kishin kërkesa të veçanta për Bashën. Një i moshuar, i kërkoi Bashës që t’ia ruaj votën, pasi frika e tij qëndronte se mos ia “vidhnin”.
Ndërkohë kryedemokrati, tha se askush nuk do të vjedhë të ardhmen e fëmijëve.
I moshuari: Ruani votën se do na e vjedhin.
Lulzim Basha: S’do të na vjedhin asgjë, nuk e rrëmbejë të ardhmen e fëmijëve tanë.


