Gjykata e kishte “kyçur” në shtëpi për trafik droge, vlonjatit i hedhin banesën në erë me eksploziv

Aktualitet

Gjykata e kishte “kyçur” në shtëpi për trafik

Pasditen e sotme pranë banesës në pronësi të Artan Xhelilajt në Orikum u vendos një sasi eksplozivi, nga shpërthimi i së cilës fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se në momentin e shpërthimi, Xheliaj ishte brenda në banesë.

Ai ishte “kyçur” në shtëpi prej pak kohësh nga gjykata e Vlorës, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike ndërsa procesi gjyqësor kundër tij vijon.

Lënda plasëse duket se ka qenë një mesazh i qartë kundër Xhelilajt. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët, por deri tani nuk raportohet për asnjë të arrestuar.

ME TE LEXUARAT