“Na merr malli të dëgjojmë një zë fëmije”, fshati që po shuhet, shtëpitë bosh! Banori më i ri është 65 vjeç...

Aktualitet

“Na merr malli të dëgjojmë një zë

Vetëm 7 kilometra larg Gjirokastrës ndodhet fshati Andon Poçi, aty ku jeta duket sikur është ndalur në kohë.

Shkolla 9-vjeçare e fshatit, që dikur mblidhte rreth 120 nxënës, sot është e mbyllur me dry. Në fshat nuk ka më asnjë fëmijë, ndërsa edhe të rinjtë janë larguar prej vitesh.

Më i riu në fshat është 65 vjeç, ndërsa pjesa tjetër janë të moshuar mbi 70 vjeç, që jetojnë vetëm dhe punojnë tokat për të mbajtur veten.

Njëri prej atyre që e kujton me mall kohën kur fshati kishte jetë, është Nasho Shituni, ish-mësuesi i shkollës. Ai ka dhënë mësim aty për 20 vite dhe sot, në moshën 85-vjeçare, e sheh me dhimbje gjendjen në të cilën ka mbetur godina.

“Shkolla ka qenë e rregullt, me nxënës të mirë dhe prindër të përkushtuar. Më vjen keq ta shoh kështu sot”, thotë ndër të tjera ai.

Në Andon Poçi, shumica e shtëpive janë bosh dhe rrugicat përshkohen vetëm nga hapat e të moshuarve.

“Na merr malli të dëgjojmë një zë fëmije”, thonë banorët.

Në Andon Poçi, si në shumë fshatra të tjerë të Gjirokastrës, boshatisja dhe mbyllja e shkollave janë pasojë e largimit të të rinjve dhe emigracionit të vazhdueshëm.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion