TRAGJEDIA e emigrantëve të mbytur! Mbushen morgjet, trupat dërgohen në qytet tjetër...

Bota

TRAGJEDIA e emigrantëve të mbytur! Mbushen morgjet, trupat

Një mbytje e rëndë anijeje në jug të Kretës ka shkaktuar vdekjen e 18 emigrantëve, ndërsa vetëm dy persona të moshës 16 dhe 20 vjeç, me kombësi egjiptiane kanë arritur të mbijetojnë. Të dy ndodhen në spitalin e Ierapetrës në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Për shkak të mungesës së hapësirës në morgun e spitalit lokal, trupat e viktimave u transportuan me një kamion frigorifer drejt Heraklionit, ku ka nisur procesi i autopsisë.

Sipas mediave greke, anija ishte dalluar 36 milje në jugperëndim të Ierapetrës nga një anije turke, e cila njoftoi menjëherë Rojën Bregdetare Greke. Dy anije patrullimi, një helikopter SUPER PUMA dhe një avion i Frontex u angazhuan në operacionin e shpëtimit.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një nate të kaluar në det nga emigrantët, pak përpara mbërritjes së motit të keq “Byron”, i cili mund të ketë ndikuar në mbytjen e anijes.

Hetimet janë në vijim për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion