Momenti kur rrëmbyesit nxjerrin trupin e pajetë të Jan Prengës nga ‘Range Rover’-i

Aktualitet

Momenti kur rrëmbyesit nxjerrin trupin e pajetë të Jan

Pamjet që duken ne video tregojnë momentet kur Jan Prenga, 49-vjeçari i cili u rrëmbye mesditën e 17 janarit të vitit 2020 në Kamëz, nxirret i pajetë nga një ‘Range Rover’, nga personat që e morën peng.

Emisioni ‘Në shënjestër’ në ‘News24’ publikoi pamjet nga kamerat e sigurisë brenda garazhit të kompleksit luksoz ‘Golden Resort’, me vendndodhje në fshatin Pjesëz në Shijak.

Siç e shihni edhe nga pamjet e siguruara në të njëjtën ditë, trupi i 49-vjeçarit Jan Prenga nxirret i zhveshur nga makina e bardhë.

Momenti kur rrëmbyesit nxjerrin trupin e pajetë të Jan

Është ky momenti kur katër persona të maskuar transportojnë trupin e tij në një furgon të bardhë brenda garazhit. Kujtojmë se trupi i tij ende nuk është gjetur./news24 #janprenga #janiprenga #rrembimi #lajmifundit

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion