Rrëmbyesit heqin maskat e ndërrojnë rrobat pasi sistemuan trupin e pajetë të Jan Prengës

Aktualitet

Rrëmbyesit heqin maskat e ndërrojnë rrobat pasi sistemuan trupin

Të tjera momente tronditëse publikohen sot për herë të parë në lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës, i cili u rrëmbye më 17 janar të 2020-ës në Kamëz.

Emisioni ‘Në Shënjestër’ ka publikuar video ekskluzive nga momenti kur rrëmbyesit e 49-vjeçarit, babait të 3 fëmijëve, mundohen të fshehin çdo gjurmë që i lidh ata me ngjarjen e rëndë.

Rrëmbyesit heqin maskat e ndërrojnë rrobat pasi sistemuan trupin

Në pamjet e siguruara nga brenda ambienteve të kompleksit luksoz ‘Golden Resort’ me vendndodhje në fshatin Pjesëz në Shijak, shihet se si 4 autorët, tashmë të shkujdesur plotësisht, pasi kanë sistemuar trupin e Jan Prengës, shfaqen në garazh të pamaskuar.

Në këtë moment siç po e shikoni edhe në video, një nga personat që shfaqet vazhdimisht është Festim Bexhdili, kopshtari i resortit.
Rrëmbyesit heqin maskat e ndërrojnë rrobat pasi sistemuan trupin

Është ky personi që kujdeset për gjithçka. Qoftë duke i sjellë rrobat për ndërrim rrëmbyesve, por duke siguruar më tej edhe mjetet e duhura për zhdukjen e trupit të tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion