“Shyqyr e bëre bam", Bashkimi hedh hapin e parë, fton Alvisën në kërcim
Lajmifundit
/
20 October 2021, 20:52
Showbiz

Bashkimi ka kërkuar që të vijojë njohjen me Alvisën, të cilën e ftoi në kërcim. Ajo nuk hezitoi të pranonte, pavarësisht se ai refuzoi takimin me të para disa kohësh.
Teksa po kërcenin dhe po shijonin praninë e njëri-tjetrit, Alvisa i tha: “Shyqyr e bëre bam.
” Më pas e pyeti përse e ftoi në kërcim, ndërsa Bashkimi iu përgjigj “se do të vazhdojë njohjen.”
Përgjigja e Alvisës ishte e shkurtër: “U këpute fare” dhe të dy filluan të qeshnin. Në fund i solli dhe një buqetë me lule, të cilat shoqëroheshin me një pusullë ku shkruhej: “Ti e meriton…”


