Kur do të përfitojnë fermerët? AZHBR njofton mbi 36 mijë pagesa nga skema 2026

Aktualitet

Kur do të përfitojnë fermerët? AZHBR njofton mbi 36
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka autorizuar mbi 36 mijë pagesa për fermerët përfitues në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026, ndërkohë që vijon puna për përmbylljen e procesit të shpërndarjes së mbështetjes financiare.

Sipas AZHBR-së, kjo skemë është një tjetër hap në vijimësinë e mbështetjes financiare për fermerët dhe në realizimin e objektivave të Skemës Kombëtare 2026.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi është një instrument i rëndësishëm për përkrahjen financiare të fermerëve, duke synuar lehtësimin e aktivitetit të tyre prodhues, nxitjen e zhvillimit të fermave dhe forcimin e sektorit bujqësor.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026 adreson një fond fillestar prej 5,2 miliardë lekësh për 12 masa mbështetëse, nga të cilat nëntë për pagesa direkte dhe tri për investime në sektorin bujqësor.

Në këtë skemë këtë vit u regjistruan 42 728 kërkesa aplikimi nga fermerët në shkallë vendi. Skema përfshin mbështetjen për blegtorinë, bletarinë, fermat organike, kontrollin biologjik, certifikimin GlobalG.A.P., sipërfaqet e mbjella dhe sektorin e peshkimit, si dhe investimet për fermerët e rinj, ndërtimin e staneve dhe mekanizimin bujqësor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion