Lokali i shqiptarit në Athinë shënjestër e shpërthimit, dyshohet për gjobvënie

Bota

Lokali i shqiptarit në Athinë shënjestër e shpërthimit,
Një shpërthim u regjistrua në orët e para të mëngjesit në lagjen Nea Jonia të Athinës në lokalin në pronësi të një shqiptari.

Dëshmitarë okularë thanë se ishin dy persona që vendosën një mekanizëm shpërthyes në ambientet e jashtme të lokalit dhe në vazhdim u larguan me një motoçikletë. Godina pësoi dëme të konsiderueshme, por për fat të mirë nuk pati të lënduar.

Ende nuk dihen shkaqet e aktit, por besohet se është kryer për gjobvënie.

Ndërkohë, burime policore thonë se persona të pa njohur por që besohet se janë pjesë e së njëjtës organizate kriminale që vendosën mekanizmin shpërthyes në lokalin nea jonia, i kanë vënë flakën dhe kanë shkatërruar një lavazh që i përket pronarit të lokalit që u shkatërrua në Nea Jonia.

Ngjarja ndodhi në datën 13 nëntor dhe autorët ende nuk janë gjetur. Policia beson se ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion