Nuk do të duhet më sporteli, Rama prezanton sistemin e ri të gjobave përmes e-Albania, çfarë duhet të dini?

Politikë

Nuk do të duhet më sporteli, Rama prezanton sistemin e ri të
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar nismën për krijimin e një sistemi unik të gjobave, i cili synon të dixhitalizojë procesin e vendosjes, njoftimit, pagesës dhe apelimit të tyre.

Gjatë prezantimit, Rama deklaroi se qytetarët do të njoftohen menjëherë përmes platformës e-Albania dhe me mesazh në telefon, sapo të vendoset një gjobë.

Kryeministri bëri të ditur se një tjetër lehtësi do të jetë mundësia e pagesës së gjobave drejtpërdrejt nga telefoni, si dhe apelimi i tyre në mënyrë elektronike.

"Të hyjmë në një epokë të re në vendosjen e gjobës, përmes mjeteve të teknologjisë dixhitale, që sjell njoftimin e menjëhershëm të qytetarit përmes e-Albania, që çon në mënyrë automatike një mesazh në telefonin e qytetarit. Të gjitha gjobat mblidhen në një bazë të dhënash dhe çdo qytetari i jepet mundësia të kontrollojë te mesazhet e tij në e-Albania gjobat që ka.

Po ashtu janë edhe kategorizimet e gjobave në databazë, që janë shumë të rëndësishme për të parë se si ato janë të ndara, në gjoba aktive, të paguara, të apeluara. Do të bëhet shumë më e lehtë që gjobat të paguhen drejtpërdrejt nga telefoni dhe të apelohen në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Nuk ka më një proces gjobitjeje pa gjurmueshmëri. Identifikohen të gjithë punonjësit që vendosin gjobat. Hapi tjetër është krijimi i regjistrit kombëtar të gjobave, që përmbyll një proces jo të lehtë. Punonjësit e policisë dhe inspektorët e terrenit do të pajisen me kamera trupi, që do të jenë pjesë e sistemit të inteligjencës që kemi ndërtuar në qendrën e madhe të monitorimit".

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion