Milot-Morinë, humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërrojnë jetë shoferi dhe pasagjeri

Aktualitet

Milot-Morinë, humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga,

Një aksident ka ndodhur në autostradën Milot-Morinë mbrëmjen e djeshme.

Policia njofton se automjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga, ndërsa për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që udhëtonte me të.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.

Kukës

Rreth orës 23:35, të datës 01.04.2025, në autostradën Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” ”, i drejtuar nga shtetasi A.K., 50 vjeç, banues në Tiranë, ka dalë nga rruga.


Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, shtetasi F.Gj., 35 vjeç, banues në Kukës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion