Del nga rruga motomjeti, humb jetën drejtuesi 41-vjeçar në Mat
Lajmifundit
/
1 Prill 2025, 23:11
Aktualitet

Mat/ Një tjetër aksident me pasojë vdekje është regjistruar në vendin tonë. Nuk dihen ende shkaqet e daljes nga rruga të një motomjeti në aksin Burrel-Komsi, por ajo që raporton Policia është se drejtuesi ka humbur jetën.
Rreth orës 21.40, në aksin rrugor Burrel-Komsi, shtetasi E.B., rreth 41 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.