Merr fund ngërçi në aeroportin e Rinasit, rinisin normalisht fluturimet
Lajmifundit
/
9 April 2021, 08:06
Aktualitet

Pas dy ditësh kaos, më në fund rikthehet normaliteti në aeroportin e Rinasit. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi një ditë më parë se normaliteti do nisë në orën 09:00 të ditës së sotme.
“Duke filluar nga ora 09:00 e ditës së sotme, operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore shqiptare kthehen në normalitet“, ka shkruar Balluku në Facebook-un e saj.
Ndërkohë, bëhet me dije se sot në aeroport, ka nisur Check in udhëtarët për në Bolonja dhe Bruksel, duke regjistruar kështu fluturimet e para pas situatës.


