Telefonon pa gdhirë Dionis Imerajn, Rama: Çfarë bën ai azilanti i Kamzës?

Politikë

Telefonon pa gdhirë Dionis Imerajn, Rama: Çfarë bën ai

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me një telefonatë me Dionis Imerajn kandidat për deputet në Dibër, bisedën me të cilin e ka publikuar në Facebook. Kreu i qeverisë, përmes telefonatës, ka pyetur kandidatin se si po shkon fushata elektorale në këtë qark, dhe e ka porositur që të takojnë njerëzit kudo për të komunikuar nga afër me to.

Rama gjithashtu i ka bërë me dije qëllimin tjetër të qeverisë së tij, përfundimin e Rrugës së Arbërit brenda këtij viti.

“Me njerëzit duhet shumë komunikim kudo, pakënaqësitë janë legjitime njerëzit kanë të drejtë të kërkojnë më shumë, ne kemi bërë sa kemi mundur dhe jo sa kemi dashur. Fokusin e kemi, durimin e kemi, edhe karakterin padiskutim duhet të fokusohemi tek njerëzit. Rruga e Arbrit do të realizohet brenda këtij viti dhe si zoti dhe para afatit”, ka thënë Rama.

ME TE LEXUARAT