Sondazhet nxjerrin fituese PS? Basha: Nuk ka gjë që mat nevojën e shqiptarëve për ndryshim

Politikë

Sondazhet nxjerrin fituese PS? Basha: Nuk ka gjë që mat nevojën e

Lulzim Basha tha se nuk i beson sondazheve të bëra nga mediat në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, pasi shtoi se nga takimet në terren, e ka ndjerë nevojën e njerëzve për shpresë.

Ai tha në “Real Story”, se shqiptarët janë në shumicë absolute dhe të lodhur nga qeverisja e këtyre tetë viteve, andaj sipas tij, kërkojnë ndryshimin.

“Nuk ka sondazh që mat nevojën e shqiptarëve për ndryshim. Një nga vlerat e fushatës, është që kandidatin për kryeministër e çon në çdo cep të vendit. Edhe para pandemisë, nevoja për ndryshim ka ardhur duke u rritur. Kemi një shumicë absolute njerëzish që janë të bindur që e vetmja mënyrë për të ecur përpara është duke larguar këtë qeveri dhe kryeministër. Tetë vite janë të mjaftueshme për të provuar një njeri, por ai nuk ka mbajtur premtimet.

Kjo është ajo që thonë njerëzit, duan ndryshimin. Tani dëshira për ndryshim është kthyer në shpresë, shumë prej tyre ndryshimi ka ardhur dhe presin ti vendosin vulën më 25 prill. Në këtë shumicë absolute, të dhunuar, shpronësuar, zhgënjyer edhe ata që kanë qenë pjesë e përpjekjes për të pasur PS në pushtet, edhe ata janë të pakënaqur, të zhgënjyer. Kemi një shumicë të zhgënjyer, që duan statuskonë. Ky grusht njerëzish ka pushtet më shumë se 30 vite tranzicion.

Pjesë e marifeteve është dhe perceptimi i të rreme dhe kjo është që një njeri që ka pasur të gjitha pushtet dhe ka lënë arsimin në vendnumëro, shëndetësinë në kolaps. Ky nuk meriton katër vite të tjera. Ne kemi informacione që mediat ë caktuara i janë ofruar shuma marramendëse për të mbjellë një iluzion.

Ministrat e Ramës kanë shumëfishuar pasurinë, ata jetojnë në një virtualitet që s’ka lidhje me realitetin. Këta shtrohen tek Nusreti dhe mendojnë njësoj siç blenë biftekun 1.200 euro tek Nusreti mendojnë se meritojnë 4 vite të tjera. Shumica e shqiptarëve do i thotë jo me çdo votë.

Mesazhi ynë është që të mos ia hapin dyert e së keqes. Mos ia vjedhin edhe katër vjet jetën e shqiptarëve, por të luftojnë për vende pune, për normalizim të jetës politike, që vjen bashkërisht me afrimin në BE, fushë ku ka dështuar. Ai tha që brenda vitit të parë do të hapë negociatat, por qindra shishe shampanje janë hapur, por ne kemi shkuar mbrapa. Ne dot ë tregojmë rrugën si do të vijë ky ndryshim. Ndaj dhe fushata e tij është sulme ndaj opozitës”, tha Basha.

ME TE LEXUARAT