Merr flakë shtëpia dykatëshe në Berat, brenda ndodheshin dhe familjarët! Detajet e para

Aktualitet

Merr flakë shtëpia dykatëshe në Berat, brenda ndodheshin dhe

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të enjteje në lagjen Uznovë të qytetit të Beratit

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, ku fillimisht është përfshirë nga flakët kati përdhesë i banesës me pronar Riza Keçi.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka vënë flakët nën kontroll dhe më pas ka shuar zjarrin.

Burime bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

ME TE LEXUARAT