Merr flakë në ecje, shkrumbohet makina në Vlorë

Aktualitet

Merr flakë në ecje, shkrumbohet makina në Vlorë

Një automjet është përfshitë nga flakët ditën e sotme në bypass-in e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur ndërsa makina ka qenë në lëvizje.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e mundshme të këtij incidenti. 

ME TE LEXUARAT