Mbante në banesë armë zjarri automatike, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari në Sarandë

Operacioni i koduar “Dishat”, i finalizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë ka çuar në arrestimin e një shtetasi 50-vjeçar, i cili mbante të fshehur në banesën e tij një armë zjarri automatike. Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Dishat, janë sekuestruar edhe një karikator dhe 15 fishekë.
Njoftimi i policisë
Në vijim të punës së pandërprerë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale që mund të ndodhnin nga përdorimi i tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, konkretisht ato të stacionit të Policisë Konispol, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dishat”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:
* H. L., 50 vjeç, banues në fshatin Dishat, Konispol.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike dhe 1 karikator me 15 fishekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.


