78-vjeçarja gjendet e pajetë në plazhin e Durrësit

Një grua rreth 78-vjeçare është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në plazhin e Durrësit.
Deri më tani nuk dihet identiteti i të moshuarës dhe shkaku i vdekjes. Pritet që policia të dalë në vijim me një njoftim për ngjarjen për të mësuar më shumë nëse bëhet fjalë për një banore të zonës apo pushuese.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje, ndërsa trupi i gruas në moshë të thyer është dërguar në spitalin rajonal, ku dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore, që pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Paraprakisht dyshohet për një vdekje natyrale, por sipas burimeve nga policia e Durrësit ëhstë ende herët për të dalë në konkluzione përfundimtare, para kryerjes së ekspertizës mjekoligjore.


