Rama zbardh detajet, ja çfarë u diskutua me drejtuesit e qarqeve, hallet e qytetarëve në fokus (VIDEO)

Politikë

Rama zbardh detajet, ja çfarë u diskutua me drejtuesit e qarqeve,

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Pogradeci pas përfundimit të ditës së parë të takimeve për përgatitjen e vitit të dytë të mandatit qeverisës.

Në fokus të diskutimeve, sipas Ramës, kanë qenë “Besa”, “Prania Besnike” dhe mënyra e re e komunikimit të qeverisë me qytetarët.

Rama njoftoi gjithashtu për krijimin e një ekosistemi të ri komunikimi, ku synohet që çdo kërkesë, shqetësim apo problem i qytetarit të ndiqet në kohë reale nga institucionet.

Në këtë kuadër, kryeministri foli për “Pasqyrën Unike”, ku do të jenë të pranishme të gjitha institucionet. Sipas tij, çdo kërkesë e qytetarit do të trajtohet si një “pako postare”, e cila mund të ndiqet në kohë reale nga qytetari dhe shteti.

“Nga Pogradeci, kur dielli po perëndon mbi liqen, aty ku Lasgushi gjente frymëzimet e veta magjepsëse dhe aty ku ne u përpoqëm të mbledhim së bashku reflektimet e një periudhe pushimesh aktive, të lidhur me sezonin e ri politik, kemi diskutuar për “Besën”, kemi diskutuar për praninë besnike; kemi diskutuar për ekosistemin e ri të komunikimit të qeverisë, jo në kuptimin thjesht të komunikimit publik, por të komunikimit me qytetarin; kemi diskutuar edhe për pasqyrën unike, “Pasqyrë Albania”, ku qytetarët do të kenë të pranishme të gjitha institucionet dhe ku ambicia është që, më herët se vonë, të arrijmë pikën që çdo kërkesë, çdo shqetësim, çdo hall i qytetarit drejtuar institucioneve të jetë si një pako postale, statusi i së cilës ndiqet në kohë reale nga dërguesi dhe, nga ana tjetër, shteti, qeveria, institucionet ndjekin përgjegjësitë dhe çdo shkelje afati shihet me lupë“, tha Rama. 

ME TE LEXUARAT