Makina e policisë godet për vdekje qytetarin në Korcë

Aktualitet

Makina e policisë godet për vdekje qytetarin në Korcë

Nje aksident me vdekje ka ndodhur mbremjen e djeshme ne Korce. Nje makine e policise goditi per vdekje nje qytetar.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 22.04.2021, rreth orës 22:50, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Çiflig, Korçë, automjeti i policisë tip "Ford", ka aksidentuar një këmbësor rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion