Ish-kryeministri Berisha ‘plas bombën’: I plagosur në ngjarjen e Elbasanit mbeti dhe Suel Çela

Politikë

Ish-kryeministri Berisha ‘plas bombën’: I plagosur në

Ish-Kryeministri Berisha në Çim Peka Live, ka zbuluar sonte se në ngjarjen e djeshme në Elbasan, kanë mbetur të plagosur dy persona nga bandat e të fortëve. Ata sipas burimeve të Berishës, janë Klemend Xhaferri dhe Suel Çela, që njihet për precedentët e shumtë penalë.

Berisha tha se të dy po kurohen në kujdesin e Ramës dhe Ballës në një spital privat në Tiranë.

Ish-kryeministri Berisha ‘plas bombën’: I plagosur në

‘Unë lexova një status që e kishte bërë Endri Fuga dhe thashë me vete që ky do të jetë edhe versioni që do të thotë Policia sot.

Ndodhi ngjarja e cila ndodhi para syve të 15 policëve. U njoftuan, erdhi policia, më pas erdhi banda e policisë. Banda e policisë ka parë policinë aty dhe ka qëlluar me breshëri aty.

Ish-kryeministri Berisha ‘plas bombën’: I plagosur në

Cfarë shikoj unë në komunikatën e djeshme të policisë? Pati një konflikt në rrugën x ndërkohë që aty ishin 15 policë dhe dy nëndrejtorë të policisë. Dhe aty besova që ata do të bëjnë gjithçka për fshehur ngjarjen.

Si ka mundësi që kjo banda e Suel Çelës nuk preket, nuk u hyn asnjë ferrë në këmbë. Ata kanë të vetën drejtorinë e policisë dhe bëjnë siç duan ata. Ata kanë të vetin shërbimin e ekspertizës në Elbasan. Në këtë aspekt ata e rregullojnë çdo gjë me letra. Ata e kryen krimin, përdoën armën, mblodhën të gjithë gezhojat që deshën, fshinë kamerat.

Sepse kamerat e Elbasanit i ka bërë Don Lala dhe i kontrollon kjo bandë. Po policia dy të plagosur Suel Çelën dhe Klement Xhaferrin i fshehu dhe po i kuron në një spital privat në Tiranë nën kujdesin e Edi Ramës dhe Taulant Ballës.’

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion