“E ëma e Shkullakut voton PS-në”, plas debati Rama-Fevziu: Urdhra nga një votues i PD-së nuk marr

Politikë

“E ëma e Shkullakut voton PS-në”, plas debati Rama-Fevziu:

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nëna e analistit Armand Shkullaku është votuese e PS-së, duke dëshmuar dhe një herë se skandali me patronazhistët është edhe më i thellë.

Në studion e Opinion, Rama pati një debat me Fevziun, teksa gazetari i tha se ka detyrimin t’i thotë shqiptarëve nëse në Shqipëri blihen votat apo jo.

Rama i tha se nuk merr urdhëra nga një votues i PD-së. Fevziu nuk e priti mirë këtë koment duke i thënë me ironi se Rama nuk është as patronazhisti i tij.

Pjesë nga biseda: 

Ju nuk mendoni se në Shqipëri nuk blihen vota?

-Se ccfarë ju them unë shqiptarëve është e drejta ime.

Keni detyrim t’i thoni shqiptarëve.

-Urdhëra nga një votues i PD-së nuk marr.

Se për kë votoj unë nuk ke të drejtë fare ti, se nuk të kam as patronazhist.

-Patronazhisti të nxjerr votues të sigurtë të PD-së.

Po patë votat e patronazhistëve do shkoni karrocë. Dhe Shkullakun e nxorrët votues të PS-së.

-Jo Shkullaku nuk voton PS-në, e ëma PS-në voton.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion