Makina copëtohet pasi godet shtyllën elektrike në Tiranë, disa zona pa energji
Lajmifundit
/
12 April 2021, 19:12
Aktualitet

Nje automjet ka goditur shtyllen e tensionit duke lene pa energji elektrike disa zona te Tiranes. Lajmi u be me dije nga OSHEE, qe lajmeroi se ka nisur puna per riparimin e linjes se demtuar.
Për shkak të një defekti në një nga fiderat e NST Farkë, si pasojë e këputjes së përcjellësave nga përplasja e një mjeti me shtyllën, kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël.

Grupet e avarisë së OSSH janë në terren e po punojnë për riparimin sa me shpejt të defektit


