Lufta kundër Covid-19, Shqipëria blen një tjetër sasi vaksinash nga Pfizer

Aktualitet

Lufta kundër Covid-19, Shqipëria blen një tjetër sasi

Qeveria shqiptare pas marrëveshjes së arritur me kompaninë Pfizer në dhjetor të 2020, ka blerë një tjetër sasi vaksinash nga kompania ‘Overseas LLC’. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë së një ditë më parë, me firmë të zv.kryeministrit Erion Braçe.

Detaje të marrëveshjes nuk janë bërë me dije.

“Miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Overseas Llc dhe ministrisë së shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale të Shqipërisë, institutit të shëndetit publik dhe ministrit të shtetit për rindërtimin. Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

V E N D O S I:
Neni 1
Miratimi i tekstit të marrëveshjes

1. Miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Overseas LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij akti normativ.

2. Marrëveshja për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Overseas LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga Pfizer Overseas LLC, nuk do të publikohet në asnjë ëebsite të institucioneve apo në “Fletoren zyrtare”.

3. Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo që janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj.

4. Detyrimet e organeve shtetërore dhe përjashtimet nga detyrimet për furnizimin e vaksinës anticovid, të përcaktuara në aktin normativ nr.1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, janë të njëjta edhe për këtë marrëveshje, sipas kushteve të tekstit të saj, bashkëlidhur këtij akti normativ.

Neni 2

Efektet financiare
Efektet financiare, që rrjedhin nga marrëveshja bashkëlidhur këtij akti normativ, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021.

Neni 3
Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në VKM.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 956,250 doza të vaksinës anti-COVID, teksa janë kryer në total 850 mijë vaksina. Objektivi i vendosur është që të arrihen 1 mln vaksinime brenda muajit qershor.

 

ME TE LEXUARAT