Kultivonte kanabis në një zonë të pyllëzuar pranë banesës, arrestohet në Skrapar 60-vjeçari i shpallur në kërkim

Aktualitet

Kultivonte kanabis në një zonë të pyllëzuar pranë

Teksa punë për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim dhe vënia e tyre përara përgjegjësisë ligjore po vazhdon, policia e Skraparit ka vënë në pranga në 60-vjeçar për kultivim të bimëve narkotike.

60-vjeçari, M.M ishte shpallur në kërkim, më datë 22.07.2021, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij dhe në pyllin në afërsi të saj, kanë gjetur kubikë me fidanë kanabis dhe dy krehra me fishekë.

Për këtë rast, janë arrestuar në flagrancë bashkëshortja e tij M. M. dhe djali i tyre, Q. M si bashkëpunëtorë.

Në pranga është vënë edhe 30-vjeçari S.V, pasi është konstatuar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Spitalit", në Berat duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.98 mg/l.  

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion