Historike! Refuzoi të përballet me Izraelin, atleti nga Sudani heq dorë nga Lojrat Olimpike

Një tjetër atlet në Lojrat Olimpike ka hequr dorë, vetëm që mos të përballet me Izraelin. Bëhet fjalë për Mohamed Abdalrasool nga Sudani, i cili nuk u paraqit për luftën kundër izraelitit Tohar Butbul në kategorinë 73 kilogramë në xhudo
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se 28-vjeçari veproi si Fethi Nourine i Algjerisë, i cili hoqi dorë nga Lojërat Olimpike javën e kaluar për shkak se ka mundur të përballej me Butbulin.
Ai kishte thënë se po tërhiqej si shenjë proteste ndaj trajtimit që Izraeli po ua bënë palestinezëve. Abdalrasool, ndërkohë, nuk ka dhënë ndonjë arsye pse u tërhoq nga lufta ndaj izraelitit, pasi kishte garuar paraprakisht gjatë ditës.


