Ksamil/ Ekzekutimi i turistit portugez ndodhi për 6 minuta, kamerat e hotelit luksoz zbardhin dinamikën

Aktualitet

Ksamil/ Ekzekutimi i turistit portugez ndodhi për 6 minuta, kamerat e

Kamerat e sigurisë kanë dokumentuar minutë pas minute dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur më 18 gusht 2026, duke evidentuar lëvizjet dhe përplasjet mes personave të përfshirë.

Sipas pamjeve të administruara në kuadër të hetimit, gjithçka nis rreth orës 05:14:24, kur disa persona dalin nga ambientet e lokalit “Principotes” dhe qëndrojnë pranë hyrjes së ambienteve të jashtme të subjektit “Paradise”. Mes tyre identifikohen Ibrahim Lemoie, Sudae Akhmat, Florian Cetina dhe Luis Mendes, i cili kishte veshur një bluzë të bardhë.

Në orën 05:15:22, nga ana jugore e “Principotes”, afrohen David Heurtevent dhe Sokrat Lipan, alias Vata, i cili ishte i veshur me një këmishë të bardhë.

Kronologjia:

Në orën 05:14:24 të datës 18.08.2026 vërehen se nga ambientet e lokalit “Principodes vërehen se dalin disa shtetas dhe qëndrojnë tek dera e ambienteve të jashtme të subjektit “Paradise’, ku ndër ta janë të identifikuar shtetasit Ibrahim Lemoie, Sudae Akmahmat, Florian Cetina dhe Luis Mendes i veshur me një bluze të bardhe me një shkrim me ngjyrë të zezë nga mbas.


Në orën 05:15:22 të datës 18.08.2026 nga ana e parkimit në anën jugore te “Principotes” vërejmë që afrohen dy shtetas konkretisht Davit Heuertvent përpara dhe Sokrat Lipan (Vata), i veshur me të këmishë të bardhë, në vendin ku ndodheshin shtetasit e huaj.

Në orën 05:16:39 shtetasi Sokrat Lipan (Vata), vërehet se shtyhet me një person të veshur me bluze me ngjvrë të bardhe dhe Sokrati vërehet se largohet prej atu dhe shkon në drejtim të shezlloneve.

Në orën 05:16:47 shtetasi Sokrat Lipan ndjek një nga personat i cili është i veshur me të bardha dhe Sokrati i ndjek nga mbas në drejtim të parkimit.

Në orën 05:16:54 shtetasi Sokrat Lipan (Vata), vërehet se vjen me vrap në drejtim të shtetasit Ibrahim Lemoie, i cili përplaset në shezllone dhe bie në tokë dhe Sokrati e godet në drejtim të tij.

Në orën 05:17:14 në këto momente afrohet shtetasi Luis Mendes dhe shtyn me trup shtetasin Sokrat Lipan, i cili bie në tokë. Shtetasi Sokrat Lipan (Vata), ngrihet nga toka dhe i afrohet shtetasit Luis Mendes dhe fillon dhe godet në drejtim të tij.

Në orën 05:17:20 shtetasi Davit Heuertventi veshur me tuta të shkurtra dhe një si në këmishë me ngjvrë të errët së bashku me shtetasin Sokrat Lipan (Vata), godasin shtetasin Luis Mendes dhe gjatë kësaj kohe vjen shtetasi Sudae Akhmat pet të ndihmuar shokun e tij shtetasin Luis Mendes dhe godet shtetasin Sokrat Lipan.

Në orën 05:17:35-05:17:46 shtetasi Serxhi Selimi godet shtetasin francez Ibrahim Lemoie me grushte, gjatë kësaj kohe shtetasi Luis Mendes për t’u larguar nga goditjet qe po merrte nga Sokrat Lipan dhe David Heurtevent largohet me nxitim futur brenda në det.

Në orën 05:17:53 shtetasi Luis Mendes afrohet nga ana jugore e plazhit ne vendin ku ndodhen kamarieret dhe goditet nga shtetasi Serxhi Ademi me grushte dhe e ata e shtynë në det.

Në orën 05:18:04 shtetasi Luis Mendes del nga uji dhe ecën në drejtim të shezllonave të plazhit “Paradise” ku vërehet se bluzën e bardhë e ka të gjakosur.

Në orën 05:18:24 shtetasi David Heuertvent vërehet se largohet në drejtim ambienteve të brendshme të Principotes, I cili dallohet që është i gjakosur tek pjesa e përparme e rrobave dhe po fshihet.

Në orën 05:20:28 largohet shtetasi Sokrat Lipan alias Vata i cili bluzën e bardhë e ka të gjakosur dhe mbas tij është kamerieri, Igli Cekani që e shoqëron nga pas në drejtim të lokalit “Principotes”.

ME TE LEXUARAT