Konstatohen duke ndërtuar pa leje, arrestohen 2 punëtorët dhe pronarja në Sarandë

Aktualitet

Konstatohen duke ndërtuar pa leje, arrestohen 2 punëtorët dhe

Policia ka arrestuar 3 shtetas në Sarandë, të akuzuar për ndërtim të paligjshëm. Blutë bëjnë me dije ka rënë në pranga 2 punëtorët, 47 dhe 44- vjeç, gjithashtu edhe pronarja e objektit, 37-vjeç.

“Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm", i shtetasve F. B., 47 vjeç banues në Konispol dhe T. P., 44 vjeç, banues në Lushnjë (punëtorë), si dhe u procedua penalisht pronarja e objektit, shtetasja V. H., 37 vjeçe, banuese në Sarandë. Këta shtetas u konstatuan nga shërbimet, në Ksamil, duke kryer punime në një objekt (proceduar më parë), pa leje nga autoritetet kompetente”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion