Elektricistët humbën jetën një ditë më parë, pranga drejtori dhe inxhinieri i OST-së (Emrat)

Aktualitet

Elektricistët humbën jetën një ditë më parë,

Një ditë pas vdekjes së dy elektricistëve në Fier, policia ka arrestuar drejtorin pranë OST-së në Fier, Andi Prifti dhe si dhe inxhinerin e OST-së Eriseld Lala për "Shpërdorim detyre". Blutë kanë bërë me dije se këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, e për pasojë, ata kanë ndërruar jetë.

Viktima mbetën Gj. D., 50 vjeç dhe B. S., 64 vjeç, punonjës të Njësisë Operative Fier.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale "Shpërdorim detyre" shtetasit: A. P., 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Drejtor pranë OST, Njësia Operative Fier. E. L., 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inxhinier pranë OST, Njësia Operative Fier.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen gjatë punimeve shtetasit Gj. D., 50 vjeç dhe B. S., 64 vjeç, punonjës të Njësisë Operative Fier. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT