Kishte në makinë emigrantë të paligjshëm, arrestohet 19-vjeçari në Pogradec
Lajmifundit
/
25 July 2021, 16:20
Aktualitet

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 19-vjeçar, pasi po transportonte emigrantë të paligjshëm. Sipas njoftimit të policisë, i riu iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, duke u larguar me shpejtësi. Shtetasi Edvin Bucajt, po udhëtonte me mjetin e tij tip ‘Jaguar’, por pas ndjekjes është kapur dhe neutralizuar në afërsi të vendit të quajtur "Guri i Kuq".
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u konstatuan 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve 19-vjeçari dyshohet se kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.


