Gruaja dhe vajza i vdiqën në aksident, burri flet për herë të parë: “Faleminderit kroatëve, ishalla ua kthejmë për gëzime”

Ka folur për herë të parë bashkëshorti i Valentina Binakaj, 45-vjeçarja e cila ndërroi jetë në aksidentin tragjik në Kroaci. Atë ditë ndërroi jetë edhe vajza e tij, 18-vjeçarja, Erlinda Binakaj.

Për mediat kosovare, ai ka folur për situatën.
“Pritet që kufomat të arrijnë në shtëpi në ora 15:00, varrimi bëhet në ora 19:00. Gjendja shëndetësore është mirë, gjendja emocionale kuptohet. Faleminderit Qeverisë së Kroacisë dhe qeverisë tonë, na kanë dalë shumë në ndihmë.
Faleminderit kroatëve, ishalla ua kthejmë për gëzime. Unë kam qenë në shtëpi, fëmijët i kam nis me autobus, kam pas me ardhë ma vonë për shkak tëp unës. Në ora 6 të mëngjesit më ka thirrë vajza dhe më ka tregu që ka ndodhë aksidenti. Kam arritë atë ditë në Kroaci, ka ora 5 masdite. Aty e kam marrë vesh që familjarët e mi janë viktima. Do të varrosen në Gjakovë”, shton ai.


