“Kërcet” kallashnikovi në Paskuqan! I vëllai i dhunoi vajzën, 61-vjeçari qëllon me armë pas sherrit

Aktualitet

“Kërcet” kallashnikovi në Paskuqan! I vëllai i dhunoi

Një ngjarje e rëndë e cila mund të kishte përfunduar me një tragjedi është regjistruar së fundmi në zonën e Paskuqanit, Tiranë.

Përmes një njoftimi zyrtar Policia bën me dije se një 61-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri automatik në ajër, me qëllim për të kërcënuar dhe frikësuar vëllain e tij.

Mazllam Marku rezulton të jetë me precedent të mëparshëm penal, pasi ka kundërshtuar një efektiv policie ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Ndërkohë, në pranga ka rënë edhe vëllai i tij, shtetasi Adem Marku, 63-vjeç, pasi ka dhunuar vajzën e 61-vjeçarit.

Sakaq, policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e këtij të fundit armën e zjarrit kallashnikov, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (sëpatë).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion