Kë preferon Berisha në krye të SPAK pas Altin Dumanit? Ja përgjigja e ish-kryeministrit

Aktualitet

Kë preferon Berisha në krye të SPAK pas Altin Dumanit? Ja

Teksa mandati i Altin Dumanit është drejt përfundimit, kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka asnjë preferencë lidhur me kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme.

Kreu i PD theksoi se mbështetet çdo prokuror e gjykatës që zbaton ligjin dhe që nuk është i kapur nga krimi, si “Altin Troplini”.

“Më the se janë katër kandidatë. Nuk kam asnjë lidhje, nuk kam asnjë dijeni për asnjërin prej atyre që do zgjidhet. Uroj të jetë i pakapur nga krimi, siç ishte Altin Troplini. Absolutisht unë mbështes çdo prokuror, çdo gjykatës, çdo hetues, çdo polic dhe cilindo që zbaton ligjin. Unë jam njeri i ligjit. Besimi im politik është Kushtetuta dhe ligji.”- tha Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion