Brenda “Audi”-it të djegur s’u gjet armë, lëvizjet e autorëve, vetëm njëri prej tyre hapi zjarr ndaj ‘shënjestrës’

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me atentatin ndaj biznesmenit në Elbasan, Mondi Mehalla, alias Edmond Hyka.
Raportohet se brenda makinës Audi të djegur, që mendohet se është përdorur nga autorët e krimit, nuk është gjetur armë. Ndërsa sipas dinamikes, vetëm njeri prej autorëve ka qëlluar.
Nga të dhënat, policia sqaron se një prej tyre ka dalë nga makina dhe i është afruar biznesmenit. Ndërkohë, janë mbledhur disa prova të rëndësishme që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.
Si ndodhi ngjarja?
Mondi Mëhalla sapo kishte dalë nga zyra e tij në Elbasan dhe u fut në makinë, kur ka marrë tre plumba me pistoletë. 43 vjeçari u qëllua sapo kishte dalë nga zyra në karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij dhe ishte futur në automjetin “Range Rover”.
Autorët e kanë qëlluar disa herë me pistoletë, ndërsa dy prej plumbave e prekën në kokë. 43-vjeçari ishte me precedentë dhe jetonte në zonën Komuna e Parisit në Tiranë.


