Kapet me 3 mln euro kokainë në makinë 40-vjeçari shqiptar, punonte si bojaxhi

Sekuestrimi maksi i kokainës në zonën e Ravenës mbrëmjen e djeshme, pikërisht në Godo, fshati Russi, ku Policia Financiare gjeti dhe sekuestroi 31 kilogramë kokainë.
Një 40-vjeçar shqiptar shqiptar është arrestuar në Ravena të Italisë, pasi në automjetin me të cilin po lëvizte u kap një sasi e konsiderueshme kokaine.
Efektivët e policisë organizuan operacionin dhe e ndaluan automjetin e shqiptarit në afërsi të fshatit Godo, ku sekuestruan 31 kg lëndë narkotike të llojit kokainë.
40-vjeçari shqiptar fillimisht u mbyll në makinë, duke i rezistuar arrestimit, për t’u rrethuar më pas nga ushtarakët të cilët e shoqëruan atë në selinë e Guardia di Finanza të Ravenës.
Përveç sekuestrimit të 27 pakove me kokainë, me vlerë mbi 3 milionë euro, ushtarakët sekuestruan edhe dy telefona dhe makinën e 40-vjeçarit shqiptar.
Sipas informacioneve të raportuara nga mediat italiane, shqiptari punonte si bojaxhi dhe ishte një person me precedentë të pastër kriminal.


