''Kam vërejtje për buxhetin''/ Braçe emocionohet: Mamaja ime më thotë ke 12 vite që s’më rrit pensionin

Aktualitet

''Kam vërejtje për buxhetin''/ Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe foli në Top Story edhe për çështjen e pensioneve, duke e cilësuar si një çështje që bënë me turp cilindo.

Sipas tij, edhe pse buxheti i shtetit është i ndërtuar mirë, gjithsesi duhet një reformë e plotë e skemës së pensioneve.

“Sa i takon buxhetit të shtetit. Do thoja vërejtje time. Ai është i ndërtuar mirë. Investimet janë më të mëdha se deficit. Jemi në një suficit të lehtë primar që i thotë të gjithë qytetarëve që nuk po i bëhen barrë. Nga pikëpamja e politikave është i ndërtuar mirë. Çështja e pensioneve bënë me turp cilindo. Duhet një balancë. Më vjen mirë që ka kthjelltësi buxheti dhe qeveria.

Është më shumë se sa një shpërblim i një viti. Patjetër kjo nuk duhet të zv. një reformë të plotë të skemës së pensioneve. Duhet bërë në vitin e parë të mandatit pas zgjedhjeve. U bë shumë gjatë që jemi në qeveri. Këtu vijmë te sikleti

Në qoftë se do flisja për paketë fiskale, korrektim sa të mundem të ligjit të paqes fiskale me shpërblim, kur ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar duhet përmbysur totalisht. Një bujk nuk do të kompensohet n.q.s. shet te një biznes i vogël, n.q.s. e shet në tregjet publike prap nuk kompensohet, duhet ta çojë te një grumbullues. Fitues mund të jen të gjithë që regjistrohen në tatime”, tha Braçe.

Erion Braçe: Ne të dy nuk kemi folur përpara kësaj.

Grida Duma: Që nga koha e Parlamentit

Erion Braçe: Nuk kemi folur.

Grida Duma: Kam pasur me ty një kërshëri timen, të një fenomeni që përfaqëson. Si ke mbijetuar ti në këtë parti që disiplinën e ka shumë të lartë?

Erion Braçe: S’ma ka bërë kush këtë pyetjen, se duket sikur jam në kushte mbijetese kështu. E para nuk e kam qëllim, se kam pasur një debat, nuk është qëllimi që të dal atje të sfidoj. Unë them atë që mendoj dhe përcjell atë që mendoj. Po na shajnë të dyve, po ç’rëndësi ka.

Dy gjëra, sensi i realizmit të qenurit me këmbë në tokë. E dyta të përballem nesër me njerëz që vuajnë atë që unë e votoj. E kam shumë kollaj ta miratoj dhe të shkoj të bëj propagandë, por mund ta bëj edhe këtë, por kur të shkoj atje mund të ha në fytyrë domaten, kastravecin, specin.

Unë marr atë shpullën e mamasë sime, që thotë ka 12 vite dhe thotë kaq ma rrite pensionin, më bën mua përgjegjës. Kam pasur liri, i dedikohet një burri që nuk është më i dedikohet Fatos Nanos dhe kryetarit të partisë që ka respektuar lirinë time.

ME TE LEXUARAT