Protestuesit në Pragë kërkojnë që asetet ruse të ngrira t’i jepen Ukrainës

Bota

Protestuesit në Pragë kërkojnë që asetet ruse të

Pamje nga Praga tregojnë se mbrëmjen e sotme në kryeqytetin çek po zhvillohet një protestë përpara Teatrit Kombëtar.

Një grup qytetarësh shihen duke mbajtur flamujt e BE-së, Çekisë dhe Ukrainës, ndërsa qëndrojnë pranë një instalacioni të madh në tokë ku shkruhet: “Make Russia Pay” – “Bëjeni Rusinë të paguajë”.

Protesta vjen një ditë pasi Komisioni Europian publikoi në Bruksel propozime të reja që parashikojnë përdorimin e aseteve të ngrira ruse, ose marrjen e një huaje të garantuar me këto fonde, për t’ia kaluar Ukrainës në formë dëmshpërblimi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion