Ishin në konferenca në salla të ndara, Argita Malltezi “ndeshet” me ministrat socialistë
Lajmifundit
/
24 Maj 2024, 13:04
Aktualitet
Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka mbajtur një konferencë për mediat, ku ka mbrojtur babanë e saj, duke thënë se ai po akuzohet pa faj.
Pas konferencës, Argita Malltezi është “ndeshur” me ministrin Taulant Balla, si dhe me ministren Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaron.
Kujtojmë se ka qenë Taulant Balla që ka bërë denoncim në lidhje me çështjen e privatizimit të klubit Partizani.
Pas denoncimit të ministrit Balla, SPAK ngriti akuza për ish-kryeministrin Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin.