"Atë dhomë do ta kthej në muze", Rama i jep certifikatën e pronësisë vajzës së shkrimtarit Petro Marko

Politikë

"Atë dhomë do ta kthej në muze", Rama i jep

Kryeministri Edi Rama shpërndau sot certifikata me titujt e pronësive në Himarë.

Mes qytetarëve që u pajisën sot me titull pronësie në Himarë ishte edhe Arjanita Marko, vajza e shkrimtarit të njohur Petro Marko.

Ajo mori sot certifikatën e pronësisë së banesës në Himarë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa falenderoi Ramën për nderet që i ka bërë familjes së saj. Arjanita tha se do ta kthejë në muze shtëpinë e të atit.

Arjanita Marko: Më ktheni kthyer shumë dinjitete, të familjes së Petro Markos, jo vetem me këtë por me çdo gjë që keni bërë për familjen e Petro Markos. Jam shumë mirënjohëse që ju takoj dhe desha t’ju them që jam e lumtur që këtë e marr nga biri i dy prindërve të mrekullueshëm të tuajt, që prindërit e mi i donin i vlerësonin dhe i respektonin.

Dua të them që babai im Petro Marko nuk do të mund të hyjë në shtëpinë e tij, por kujtimi i tij shpirti i tij do të jetë gjithmonë aty. Unë do mundohem që me ndihmën e Aleks Markos, atë dhomë ta kthej në një muze që të jetë gjithmonë prezent.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion