Investime në luftën kundër tumoreve/ Ministrja e Shëndetësisë: Pajisje të reja tek Onkologjiku në QSUT

Aktualitet

Investime në luftën kundër tumoreve/ Ministrja e

Shërbimi onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë këtë vit do të riorganizohet plotësisht.

Ministrja e Shëndetësisë e deklaroi gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ku tha gjithashtu se bordi i tumoreve në QSUT në bashkëpunim me Institutin e Tumoreve në Milano ka miratuar 38 protokolle të unifikuara trajtimi. Ndërkohë do të shtohen pajisjet per zbulimin dhe trajtimin e kancerit.

“Ardhja e akseleratorit të tretë, i cili është instaluar, po bëhet kolaudimi nga ekspertët bërthamorë e do nisë së shpejti funksionimin. Përditësimi i 2 softëer të dy akseleratorëve ekzistues, që i ngre në një nivel shumë të lartë teknik për trajtimin e pacientëve. Trajnimi i stafit për leximin e ekzaminimeve të PET scan. Ndërkohë, problem ekzistues është aparatura e Brakiterapisë, e cila brenda vitit do të instalohet e re dhe do të vihet në punë falë bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike,” tha ajo.

Ndërkohë rreth 15 milion euro i janë shtuar buxhetit për barnat këtë vit dhe sipas ministres do të shkojnë në tre drejtime:

“Shtimi i barnave inovatore në listën e rimbursimit, duke garantuar akses më të gjerë për pacientët me patologji onkologjike dhe hematologjike. Rritja e sasive të barnave ekzistuese në listë, për të shmangur mungesat e herëpashershme që kanë ndikuar drejtpërdrejt në vijimësinë e trajtimit. Hapja e kufizimeve në FSDKSH për disa patologji onkologjike, duke rishikuar kriteret aktuale të përfshirjes së pacientëve në skemën e rimbursimit,” shtoi ministrja.

Ministrja e Shendetësisë tha se është ngritur grupi i punës për krijimin e Institutit Kombëtar të Kancerit dhe Rrjetit Kombëtar të Sëmundjeve Tumorale. Ndërkohe një ditë më parë QSUT miratoi ngritjen e qendrës së gjirit për trajtimin e pacienteve të prekura nga kanceri./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion