Stuhitë "pushtojnë" Kukësin! Shiu dhe breshëri krijojnë probleme në rrugë

Aktualitet

Stuhitë "pushtojnë" Kukësin! Shiu dhe breshëri

Qyteti i Kukësit është përfshirë nga moti i keq, ku reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me breshër kanë krijuar probleme në disa zona të qytetit.

Stuhia ka përfshirë të gjithë qytetin, duke përmbytur disa rrugë si pasojë e sasisë së madhe të ujit dhe breshërit, duke vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve.


Ndërkohë, probleme janë shfaqur edhe në aksin rrugor Kukës–Prizren, ku për shkak të mungesës së kanalizimeve anësore ka pasur dalje të ujërave në rrugë.

Po ashtu, në kilometrin e tretë të këtij segmenti është regjistruar edhe rrëshqitje dherash, duke bllokuar njërin kah të lëvizjes dhe duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion