I vodhën para polakut, në pranga një 17 dhe 19-vjeçar në Durrës

Aktualitet

I vodhën para polakut, në pranga një 17 dhe 19-vjeçar

Policia e Durrësit ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ka vënë në pranga dy shtetas, përkatësisht 17 dhe 19-vjeç pasi në bashkëpunim kanë vjedhur para në kuletën e shtetasi të huaj, polak. Ngjarja ka ndodhur një javë më parë në lagjen nr 13 në Durrës.

“Durrës/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin dhe evidentimin e veprave penale në fushën e vjedhjes, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasve: 

O. T., 19 vjeç dhe O. M., 17 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës. Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 10.06.2021, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në bregdet, i kanë vjedhur një sasi parash në portofol, shtetasit polak L. Z”, njoftoi policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion